Deda: Në Ditën Europës del fytyra e vërtetë e Serbisë

09.05.2018 19:39

Autoritetet e Serbisë ua kanë anuluar ftesat tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës...

Autoritetet e Serbisë ua kanë anuluar ftesat tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ishin ftuar të marrin pjesë në konferencën me temën: “Përmes idesë së BE-së, drejt paqes dhe zhvillimit”, të paraparë të mbahet më 11-12 maj në Beograd. Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, përmes një postimi në facebook ka konfirmuar se ftesa drejtuar atij, deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit, dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës, është anuluar.

“Në Ditën e Europës, del fytyra anti-europiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit europian të Ballkanit Perëndimor”,- ka shkruar Deda.