Shpend Ahmeti, kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate

09.05.2018 19:42

Kuvendi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi Shpend Ahmetin...

Kuvendi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi Shpend Ahmetin kryetar të Partisë Socialdemokrate.

Ahmeti është zgjedhur në mandatin e dytë kryetar i Prishtinës, si kandidat i Vetëvendosjes, nga e cila u largua së bashku me grupin e të pakënaqurve, pas rizgjedhjes së Albin Kurtit në krye të kësaj partie. Nënkryetar i kësaj partie u zgjodh Visar Ymeri dhe sekretare e përgjithshme, Aida Dërguti.

Gjithashtu në mbledhje u mor vendimi që PSD-ja, e cila deri tani udhëhiqej nga Kaqusha Jashari dhe ishte në koalicion me partitë në pushtet, të dalë nga koalicioni.