Lirohen tre të burgosur amerikanë në Korenë Veriore
09.05.2018 19:44
Koreja Veriore ka liruar tre të burgosur amerikanë...

Koreja Veriore ka liruar tre të burgosur amerikanë. Kështu ka shkruar në Twiter presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai ka deklaruar se të burgosurit janë duke u kthyer në ShBA së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Trump po ashtu ka thënë se tashmë është caktuar data dhe vendi ku do të takohet presidenti amerikan me liderin veri-korean, Kim Jong Un.
