Botë
Jahjaga: Nuk jam indiferente, zbatoj kushtetutën
27.07.2014 17:11
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka sqaruar qëndrimin pas deklaratave të liderëve politike të cilët e fajësojnë Presidenten për neglizhencë pas situatës së krijuar pas zgjedhjeve.
Jahjga qëndrimin e saj e lidh me faktin se në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidentes thuhet se do t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideron si “gardian” i Kushtetutës dhe se hapat e mëtejmë për ngritjen e institucioneve të vendit do të bëhen në përputhje me ligjin, duke mos cënuar të drejtat e asnjë pale.
Në njoftimin e Presidencës sqarohet i gjithë opinion publik se Atifete Jahjaga nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve të fundit në vend.