Botë
Trump priti tre amerikanët e liruar nga Korea Veriore
10.05.2018 10:34
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti tre të burgosurit amerikanë, që u liruan nga Koreja e Veriut...

Pasi ata arritën në bazën ajrore Andrews pranë Uashingtonit, Trump tha se "është një natë e veçantë për këta njerëz vërtet të mirë". Shtëpia e Bardhë tha se lirimi i tyre është një gjest i vullnetit të mirë, përpara takimit të planifikuar midis Trumpit dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un. Presidenti Trump tha se vendi i takimit do të shpallet "brenda tre ditësh".
