Botë

Ushtria e izraelite: Ushtria iraniane ka hedhur raketa në Golan

10.05.2018 12:35

Ushtria e Izraelit tha se forcat iraniane kanë hedhur raketa në pozicionet e saj në Lartësitë e pushtuara Golan...

Ajo tha se rreth 20 raketa janë hedhur nga Garda Revolucionare e Iranit, mëngjesin e sotëm, dhe se disa prej tyre janë parandaluar nga caku. Ditë më parë, Izraeli ka thënë se ka vënë re “aktivitete të parregullta” të forcave iraniane në rajon.
 
Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se, në përgjigje, ka qëlluar dhjetëra objekte iraniane me sulme ajrore. Agjencia siriane e lajmeve Sana tha se raketat izraelite janë rrëzuar në jug të Homsit, por shtoi se një depo e armëve dhe një instalim radari janë goditur.