Maqedoni

Ministri Spasov, viziton fëmijët me rrezik social

27.07.2014 17:20

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov sot i vizitoi fëmijët, të cilët e shfrytëzojnë shërbimin falas për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe shfrytëzues të shtesës në pushimoren e fëmijëve "Majski cvet" në Strugë. 
 
Në këtë pushimore momentalisht qëndrojnë 250 fëmijë nga kategoritë e ndjeshme sociale.  Për suksesin e projektit, sipas Spasovit, flet buzëqeshaj e fëmijëve dhe koha e paharruar që e kalojnë në bregun e Ohrit. Drejtori i "Majski cvet" Jovan Paskoski informoi se gjatë pushimit fëmijët kanë program të veçantë për argëtism dhe rekreim, vizita në teatro, ndërsa shoqërohen edhe me shkrimtarë për fëmijë. 
 
Për kujdesin e fëmijëve janë të angazhuar vullnetarë të Kryqit të Kuq. "Roli i vullnetarëve është që të kujdesen për pjesën edukative, rekreative dhe përkujdesje", theksoi Adhurime Dauti, sekretare e Kryqit të Kuq Strugë. Përmes projektit qeveritar për verim falas, në "Majski cvet" kanë qëndruar 680, ndërsa janë planifikuar edhe pesë turne me 1.070 fëmijë.