Maqedoni
Athinë pritet takimi Dimotrov dhe Koxias
10.05.2018 11:45
Shefi i Diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, sot do të realizoj takimin e rradhës me homologun e tij grek Nikos Kocias...

Takimi Dimitrov-Koxias nuk është konfirmuar zyrtarisht, por dihet se ata sot edhe nesër do të jenë pjesë e takimit të dytë të ministrave të punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit dhe grupin e Vishegradit, që zhvillohet në Sunio afër Athinës, ndërsa takimi është i pritshëm marrë parasyshë procesin e intensifikimit të negociatave për kontestin rreth emrit.
Ajo që tanimë është saktësuar të shtunën mbahet takim i ri i dy ministrave me ndërmjetësin Methju Nimic. Takimi me Nimicin do të mbahet në Athinë.
