Maqedoni
Zhbogar: Maqedonia shembull për Ballkanin
10.05.2018 13:01
Maqedonia është shembull për Ballkanin, kështu ka vlerësuar gjatë një interviste për BIRN euro-ambasadori në Shkup Samuel Zhbogar....

Euroambasadori Zhbogar ka theksuar se Maqedonia është një yll në rajon, një shembull pozitiv, ku njerëzit u përballën me kapjen e shtetin, duke lëvizur nga një shtet që ngeci, në një shtet që ecë përpara.
Ajo që ndodh në Maqedoni, do të ndikojë kudo në rajon, tha euroambasadori duke shtuar se të gjithë e kanë të qartë se ky vend duhet të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Zhbogar njëherit ka shfaqur shpresë se në vitin 2020, kur të largohet nga Shkupi, ta sheh Maqedoninë në bisedime të thella për anëtarësim në BE.
