Maqedoni

Athina dhe Shkupi ulën nivelin e pritjeve për emrin

27.07.2014 17:22

Ndërmjetësi për çështjen emrit Methju Nimic nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Shkup ndërkaq më pas do të vizitojë Athinën zyrtare...

Ndërmjetësi për çështjen emrit Methju Nimic nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Shkup ndërkaq më pas do të vizitojë Athinën zyrtare.
 
Në njoftimin e OKB-së theksohej se qëllimi i kësaj vizite është intensifikimi i procesit të negociatave ndërkaq vet Nimic pati deklaruar që pret progres më të madh nga palët në drejtim të afrimit të qëndrimeve.
 
Ndërkohë, gazeta greke "Katimerini" në një tekst kushtuar politikës së jashtme të Greqisë, shkruan sot se lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë ekziston një mobilizim i çuditshëm.
 
Ajo përkujton se prej nesër mediatori Methju Nimic do t'i vizitojë Shkupin dhe Athinën, në suaza të "Ripërtëritjes së përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes".
 
"Edhe pse ai duket se është optimist, Athina dhe Shkupi e ulën  nivelin e pritjeve. Sipas burimeve diplomatike greke, Nimic nuk ka parashtruar asnjë propozim të ri. Megjithatë, interesi të cilin Evropa e tregon në kohën e fundit për Ballkanin Perëndimor i shqetëson diplomatët grekë të cilët e theksojnë vizitën e ministres Italinë  të Punëve të Jashtme Frderika Mogerini si kryesuese e BE-së në Shkup, ku paralajmëroi  hapa konkretë për çështjen e emrit, por edhe intervenimet e Merkelit për këtë çështje", komenton "Katimerini".