Maqedoni
Kuvend, Ligji për media përplas deputetët
10.05.2018 16:14
LSDM dhe VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me propozim-ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizive....

Ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski, tha se me amendamentet e parashtruara deputetët e VMRO-DPMNE-së po përpiqen ta bllokojnë miratimin e ndryshimeve.
“Politikat e opozitës janë që me diskutime të gjata të bllokohet miratimi i Ligjit për shërbime audio dhe audiovizive, përkatësisht t’i mbajnë përfaqësuesit e tyre politik në trupat e pavarura rregullatore dhe para së gjithash në transmetuesin nacional. Kuptoj të debatojmë për gjëra thelbësore, madje edhe disa janë të pranueshme për ne, megjithatë të mos ketë debat publik për zgjedhjen e trupave të pavarur rregullues vërtet është nebulozë të shpenzohet kohë”,- tha ministri i shoqërisë informative, Damjan Mançevski.
Ndërkohë, deputeti i VMRO-DPMNE-së Zoran Ilioski, tha se ka një kundërargument. Sipas tij, me miratimin e ndryshimeve po shpejtohet që të ndërrohen anëtarët e këshillave aktualë në RTM-së dhe Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive.
“Nuk kemi për qëllim të stërzgjasim asgjë, por të debatojmë me argumente për ligjin. Nuk është në rregull që me miratimin e ligjit të ndryshohen trupat rregullatorë që janë zgjedhur në përputhje me ligjin dhe që kanë akoma mandat për shkak se në këtë mënyrë fillimisht krijohet precedencë dhe nesër ndonjë pushtet tjetër për të ndryshuar një trup rregullator do të miratojë ligj dhe do ta ndryshojë mandatin e atij trupi rregullator”,- theksoi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
Propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive ndodhen në lexim të dytë para deputetëve në Komisionin për transport dhe lidhje, ku po shqyrtohen amendamentet që kanë parashtruar përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.
NAIM RAMADANI
