Maqedoni

Prezantohet raporti i tretë monitorues për reforma në gjyqësi. Nevojiten reforma urgjente në gjyqësi

10.05.2018 16:59

Në raportin e tretë monitorues për reforma në gjyqësi u theksua se vendit i nevojitet sigurim i një këshilli gjyqësor...

Në raportin e tretë monitorues për reforma në gjyqësi u theksua se vendit i nevojitet sigurim i një këshilli gjyqësor profesional në praktikë dhe jo vetëm në teori, zbatimi i kriterit jurist i dalluar, një rol proaktiv i këshillit gjyqësor dhe gjykatave më të larta në mbrojtjen e pavarësisë nga ndikimet si dhe aksione vendimtare ndaj ndikimeve nën presion.
 
“Është i patjetërsueshëm depolitizimi i zgjedhjes dhe avancimit të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, jo vetëm në teori, por edhe në praktikë. Në këtë drejtim është i nevojshëm harmonizimi i sistemit të punës  i bazuar në standarde kuantitative dhe kualitative, si bazë për avancim në karrierë në gjyqësi, por edhe në Prokurorinë Publike”,- tha drejtori gjeneral i Institutit për të Drejtat e Njeriut, Mirosllav Drangov.  
 
“Të gjitha vendimet gjyqësore duhet të shpallen në afate të përcaktuara me ligj dhe të sigurohet mundësi për përkthim. Andaj është e nevojshme të hapet dosje për kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore me fokus special për lëndët e vjetruara”,- theksoi Angella Shumkovska nga Shoqata “Juristë të rinj”.
 
Në raport rekomandohet të avancohet cilësia e trajnimit,të rritet buxheti dhe autonomia e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe të realizohet zbatimi i të gjitha vendimeve të Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut kundër shtetit përmes zbatimit të masave praktike për çdo kategori të rasteve të tilla. Raporti u shpall nga Instituti për të drejtat e njeriut, Shoqata e Juristëve të Rinj dhe Instituti për Politikë Europiane i përkrahur edhe nga Fondacioni “Shoqëri e hapur”.
 
FLUTURA LATIFI