Maqedoni

Preferohen pishinat në mungesë të të hollave

27.07.2014 17:28

Në ditët e verës kur temperaturat janë gjithnjë e më shumë e larta shpesh herë qytetarët kërkojnë alternative për të freskuar nëpër pishina...

Në ditët e verës kur temperaturat janë gjithnjë e më shumë e larta shpesh herë qytetarët kërkojnë alternative për të freskuar nëpër  pishina.
 
TVM-2 vizitoi një pishinë  në kryeqytet. Disa prej qytetarëve në mungesë të mjeteve financiare dhe të kohës, preferojnë të kalojnë për fundjave në pishina, ndërsa të tjerët pishinat I preferojnë më tepër për parapërgatitje për të marrë ngjyrë para se të shkojnë në ndonjë vend bregdetar.
 
“5 -6 vite me rradhë  jam duke shkuar në pishina. Gjithmonë jam duke ardhur me familjen këtu, dhe na pëlqen shumë. E di se është afër deti i Greqisë  dhe të Shqipërisë por më tepër  ne kalojmë kohën këtu”, shprehet qytetari.
 
Udhëheqësit e pishinave  thonë se interesimi i qytetarëve është i kënaqshëm.  Rregullat në pishina duhet të respektohen, duke theksuar se gjatë ditëve të verës për sigurinë  e vizituesëve  janë angazhuar persona të trajnuar për  shpëtim. 
 
“Këshillohen vizituesit të vijnë  me rroba banjo në pishina, dhe të jenë të pastra para se të futën në ujë. NJë Ndër kushtet  të tjera  janë dhe rregullat që  vizituesit të   mos hidhën  në pishin prej largësi të madhe, dhe duhet të gjith sillen me kultur dhe  të mbahet  higjiena e ujit”, shprehet menaxheri Natali Todevski. 
 
Po ashtu uji në pishina dezinfektohet me klor në mënyër për të parandaluar infeksionet e mundshme.
 
Kapelat mbrojtjese   në disa pishina për viztituesit  janë  kusht që duhet plotësuar për të hyrë në pishinë. Sipas  udhëheqësve të pishinave ky kusht është i parashtruar për respektimin e higjienës në pishina. 
 
Megjithatë  qytetarët  në të shumtën e rasteve,shprehen se shpenzimet për të shkuar në pishinë  janë më të vogla se sa në det  apo në liqen.