Trump dhe Kim, takohen më 12 qershor në Singapor

10.05.2018 19:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se do të takohet...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më 12 qershor në Singapor.

“Takimi i shumëpritur në mes të Kim Jong Unit dhe meje, do të zhvillohet në Singapor, më 12 qershor. Të dy do të tentojmë ta bëjmë këtë moment të veçantë për paqen në botë”,- tha Trump në një postim në Twitter.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi Trump mirëpriti tre të burgosur amerikanë, të cilët ishin mbajtur në Korenë Veriore. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump - Kim.