Maqedoni
Pickimi i mushkonjave, problem për shëndetin
27.07.2014 17:33
Përveç që na bezdisin në kohën e verës, ato bartin edhe sëmundje të ndryshme. Janë insekte fluturues të cilat pickojnë...

Përveç që na bezdisin në kohën e verës, ato bartin edhe sëmundje të ndryshme. Janë insekte fluturues të cilat pickojnë.
U përshtaten të gjithë kushteve klimatike por gjatë verës shumohen me të madhe, ka mbi 3000 specie por vetëm mushkonjta femër kafshojnë pasi kanë nevoj të ushqehen me gjak në mënyre që të prodhojnë vezë.
Mushkonjat janë insekte të cilat mund të shkaktojnë telashe të mëdha në shëndetin tonë.
"Për shkak të migracionit në periudhë kohore shumë të shkurtër,dhe kontaminimin në ujëra të ndejtura sic janë kënetat, ujërat e zeza të cilat janë të grumbulluara të kontaminuara,prej shumë bakterieve ose viruseve të ndryshme,ato të njejtat gjatë piskimit shkaktojnë edhe përcueshmërinë e mikroorganizmave të cilët më së pari në formë lokale por edhe në formë sistemike.Ka shumë sëmundje të cilat i përshkruhen përcueshmërisë kontaniozitetit të mushkonjat por edhe tek insektet e tjera sic janë rriqrat,dhemjet,miza të ndryshme dmth janë kushtet klimatike sivjet me këtë lagështi dhe i kanë ndihmuar shumë që të kemi me shumicë", shprehet mjeku i përgjithshëm Sedat Lumani.
Mushkonjat janë të njohur si bartës të shumë lloj sëmundjesh dhe mund të infektojnë edhe kafshët shtëpiake, prandaj mbani larg cdo vendi ku ka mushkonja porosisin edhe veterinerët.
"Me përhapjen e mushkonjave, në pranverë konkretisht në muajin prill ata fillojnë të bëhen infektues gjatë muajit maj deri në muajin nëntor. Si tek njeriu ashtu edhe tek kafshët mund të përcjellin sëmundje të ndryshme, mushkonjat e perceptojnë gjahun e tyre me ane te nxehtesis sa here që trupi liron CO2 ne jemi të rrezikuara nga mushkonjat, sepse ato perceptojn nxehtesin. Këshilla më e mirë për këtë rast do të ishte tu bëni banjo shpesh kafshëve", shprehet veterinari Denis Osmani.
Farmacistët rekomandojnë që të blejmë preparate mbrojtëse me qëllim që tu ikim pickimeve.
"Industia e ka bërë zgjidhjen me ant të preparateve të ndryshme anti- mushkonja, dhe në kontakt të parë të tyre me trupin e njeriut i bën që të largohen dhe të mos e pickoj trupin, efektet janë positive dhe shumë qytetar janë shprehur të kënaqur", shprehet farmacistja.
Nga ana tjetër mjekët thonë se nuk ka ilaç preventive që të ndaloj mos pickimin, pasi prap se prap do të ketë një periudhë kohore kur duhet të jesh i eksponuar ose i pambrojtur e kështu që çdo njeri është kandidat potencial që mund të dëmtohet prej insekteve ose të ngacmohet.
Shumica e njerzve kanë shumëllojshmeri të reaksioneve nga pickimet e mushkonjave dhe simptomet ndryshojnë nga personi në person, duke pasur parasysh se sa herë është kafshuar. Këto reagime mund te jenë të menjëhershme ose me të vonuara duke shkaktuar enjtje dhe kruarje përreth zones se kafshimit por mund të shfaqen edhe reagime alergjike dhe infektive, gjë që ndodh tek shumë njerëz.
RINA TURKESHI SAHITI
