Botë

Arrestohen pesë terroristët më të kërkuar të ISIS-it

11.05.2018 12:02

Iraku ka kapur 5 komandantë të “Shtetit Islamik” pasi shërbimet e tij të Inteligjencës i shtynë ata të kalonin kufirin nga Siria fqinje...

Zyrtarët irakianë i përshkruajnë ata si disa prej liderëve më të kërkuar të ISIS-it. Ata janë identifikuar si Saddam al-Jammel, Mohamed al-Qadeer, Ismail al-Eithawi, Omar al-Karbouli dhe Essam al-Zawbai, të cilët u shfaqën para kamerave me uniformat e të burgosurve. “The New York Times” raportoi se grupi ishte kapur si pjesë e një operacioni të kryer në koordinim me inteligjencën amerikane. 
 
Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, me anë të një postimi në “Twitter”. Kryeministri irakian, Haider al Abadi, tha muajin e kaluar se ai do të merrte të gjitha masat e nevojshme kundër militantëve në Siri. Forca ajrore irakiane ka kryer disa sulme ajrore që nga viti i kaluar kundër pozicioneve të ISIS në territorin sirian.