Kulturë

Eurovizion 2018, në natën finale tre shqiptarë

11.05.2018 12:34

Suksesshëm përfundoi edhe Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurosongut...

Nga 18 shtetet që konkurruan, mbrëmë 10 prej tyre ia dolën të kualifikohen për në finalen e madh, e cila do të mbahet më 12 maj. Shtetet që mbrëmë u kualifikuan në finale janë Serbia, Moldavia, Hungaria, Ukraina, Suedia, Australia, Norvegjia, Danimarka, Sllovenia, dhe Holanda. Finalja e madhe e garës më të rëndësishme për këngën më të mirë të Europës do të mbahet më 12 maj, ku në skenë do të ngjiten plot 26 garues. E 12-ta me radhë e cila do të ngjitet në skenë është kënga “Mall”, e interpretuar nga Eugent Bushpepa, që përfaqëson Shqipërinë.

Në finalen e madhe, përveç Bushpepës, kemi edhe dy shqiptarë, Eleni Foeuireira, që përfaqëson Qipron, dhe Ermal Meta, që së bashku me Fabrizio Moron, përfaqëson Italinë. 

Eurovisoni për çdo vit tërheq interesin e miliona njerëzve të cilët e ndjekin drejtpërdrejt në vendin ku mbahet ose përmes ekranit televiziv. Ashtu si edhe dy netët gjysmëfinale, TVM2 do të transmetojë drejtpërsëdrejti edhe natën finale të Eurovizion 2018, me fillim në orën 21:00.
 
Në mesin e 17 shteteve që kanë mbetur jashtë finales, këtë vit u gjet edhe Maqedonia.
 
ARDITA IMERI