Sovraniteti ekonomik, Franca: BE të kalojë nga fjalët te veprat
Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Mair, gjykoi sot se ka ardhur koha që Europa...

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Mair, gjykoi sot se ka ardhur koha që Europa të kalojë nga fjalët te veprat në çështjet e sovranitetit ekonomik, për t’u mbrojtur përballë sanksioneve që SHBA-ja kërkon t’i aplikojë sipërmarrjeve të huaja që punojnë në Iran.
“Me të gjithë aleatët tanë europianë, ne po diskutojmë së bashku me ShBA-të për të vendosur rregulla për sa i përket sipërmarrjeve europiane në Iran. Por, duhet të punojmë me europianët për mbrojtjen e sovranitetit tonë ekonomik”,- deklaroi ministri francez, i cili pret sot homologun e tij holandez.
“Në fund të majit do të mbledh ministrat e Financave të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë dhe të tre do të shohim çfarë mund të bëjmë në përgjigje të këtyre vendimeve amerikane”, theksoi ai.
