Maqedoni

Tetovë: Trafiku rrugor zhvillohet me vështirësi

27.07.2014 17:39

Sezoni i dasmave, kthimi i mërgimtarve në vendlindje si dhe mungesa e parkingjeve ditëve të fundit kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor në Tetovë...

"Sezoni i dasmave, kthimi i mërgimtarve në vendlindje si dhe mungesa e parkingjeve ditëve të fundit kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor në Tetovë megjithatë me një gjë të tillë Tetova është përballur edhe më parë por autoritetet kompetente thonë se bëjnë përpjekje për krjijimin e disa parkingjeve të reja zonale në qytetin e Tetovës". 
 
Vetura të parkuara në vende të palejuara dhe radhë të gjata të krijuara të automjeteve në rrugët kryesore janë këto disa nga pamjet që kamera jonë ka regjistruar gjatë ditës në rrugë të ndryshme të Tetovës. Qytetarët e anketuar shprehen mjaftë të revoltuar për situatën e krijuar në trafikun rrugor.
 
"Komunikacioni shumë është I ngarkuar, është bërë tepër vështirë megjithatë shpesojmë që në të ardhmen Komuna të gjejë zgjidhje", shprehet qytetarei.
 
"Sic e shifni edhe vet komunikacioni në Tetovë është në gjendje katastrofale", shprehet qytetarei.
 
"Shumë është i ngarkuar organet duhet të hapin rrugë tjera dhe duhen parkinge tjera", shprehet qytetarei.
 
"Shumë është I ngarkuar, nuk ka probleme ai që con me mend con mirë ai që nuk con edhe veten e merë në qaf edhe tjerët", shprehet qytetarei.
 
Nga Komuna e Tetovës thonë se për zgjidhjen e këtij problemi Komuna  në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë kanë marrë masa adekuate për menaxhimin e kësaj situate me qëllim regullimin e komunikacionit të brendshëm duke mos lejuar të bllokohen trotuaret dhe të keqparkohen automjetet në rrugët kryesore.
 
Ndërsa në teren tani më është edhe vetura e merimangës e cila është duke funksionuar bashkë punonjësit e komunës të cilët janë duke bërë rregullimin e komunikacionit.
 
MIFTAR EMINI