Gjykata Penale, anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”

11.05.2018 17:59

Trupi gjykues për rastin “Titanik 3” anuloi sërish seancën e sotme gjyqësore....

Trupi gjykues për rastin “Titanik 3” anuloi sërish seancën e sotme gjyqësore, duke e caktuar për më datën 19 qershor.

Të akuzuar në këtë lëndë janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, dy funksionarë të BDI-së, në cilësinë e ish anëtarëve të Këshillit komunal zgjedhor në komunën e Çairit, në zgjedhjet lokale të 2013-s.

Ata nga PPS akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Dy të akuzuarit gjatë seancës së sotme thanë që e kuptojnë aktakuzën që e prezantoi prokurorja, Fatime Fetai, por nuk ndjehen fajtorë.

Sipas Prokurorisë Speciale Publike, dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e zgjedhjeve dhe me këtë, sipas prokurores, Fatime Fetait, kanë falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Çairit, me qëllim që të zhvillojnë fuqi politike.

Sipas Ismet Gurit, ata asnjëherë nuk kanë qenë fajtorë dhe as që kanë lidhje me këtë rast. Prokurorja Speciale tregoi gjithçka që ka karakter politik, por ligjërisht, sipas kodit penal apo aktakuzës, nuk mund të dëshmojnë asgjë.

Edhe avokatët mbrojtës të dy të akuzuarve gjatë seancës gjyqësore thanë që gjatë procedurës gjyqësore do të dëshmojnë pafajësinë e klientëve të tyre. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së.