Maqedoni
Fetai: Numri i madh i mediave në dobi të publikut
27.07.2014 17:43
Me 2 milion banorë, Maqedonia mund të mburret me numrin e madh të mediave...

Me 2 milion banorë, Maqedonia mund të mburret me numrin e madh të mediave. Për momentin funksionojnë mbi 100 radio dhe televizione komerciale që emetojnë programet e tyre, në gjuhët e pothuaj të gjitha etniteteve të cilët jetojnë në Maqedoni.
Vetëm disa prej këtyre mediave mund të quhen media sierioze, të tjerat funksionojnë jashtë cdo kriteri profesional.
Numrit të radiove dhe televizioneve në nivel kombëtar dhe lokal, së fundmi ju janë shtuar edhe portalet. Dhe kjo vështirëson padyshim funksionimin mediatik duke bërë që shumë nga këto media, sifdomos ato lokale, të kenë vështirësi të shumta financiare.
Tregu mediatik në Maqedoni është shumë i vogël, si i tillë është jashtëzakonisht konkurues për të marrë pjesën e kula/it reklamues prej të cilit mbijetojnë mediat komerciale.
Nga Agjencia për shërbime audio dhe audio vizuele, thonë se ligji i ri është i qartë në pjesën e obligimeve dhe standarteve programore të radiove dhe televizioneve.
Sa i përket mënyrës së financimit, seicili prej firmave që ndan para për reklamim, kërkon ta bëjë atë në mediat me ndikim në gjithë vendin, duke anashkaluar mediat lokale.
“Ky pluralizëm, ky numër i madh i mediave, shkon në dobi dhe favor të publikut, por konkurenca e tyre është shumë e madhe dhe ato siç e shohim kanë probleme dhe ankohen sidomos për çështje financiare. Kulaçi i reklamës në Maqedoni shkon paralel me situatën dhe me gjendjen ekonomike dhe mundësinë që e kanë subjektet ekonomike për të ndarë prej buxhetit të tyre të holla për tu reklamuar. ..Një pjesë e reklamave të cilat ndahen gjithashtu ndahen dhe më tepër orientohen nga televizionet që emetojnë program në nivel shtetëror . Kurse për televizionet dhe radiot në nivel regjional dhe lokal humbet interesimi", shprehet zv/kryetar i këshillit të ASHMAA, Milaim Fetai.
Kalimi i transmetimeve televizive nga sistemi analog në atë digjital, shtoi ngarkesën financiare për mediat . Digjitalizimi ndikoi edhe në rritjen e kanaleve të huaja digjitale në programet e ofruara nga operatorët kablovik, që është një konkurencë më tepër sidomos për mediat lokale.
"Nëse e kemi parasysh se një numër i madh i publikut programet televizive i ndjek përmes televizioneve kabllorë, atëherë ata kanë mundësi që në shtëpitë e tyre të kenë një numër të madh të programeve, ti ndjekin programet të cilat me leje edhe nga Agjencia për media vijnë prej Shqipërie, prej Kosove dhe prej tërë botës, programet më cilësore. Mund të analizoni ju se në kuadër të këtyre programeve sa mund të jenë konkurrent mediat lokale", shprehet zv/kryetar i këshillit të ASHMAA, Milaim Fetai.
Teknologjia e re, rrit cilësinë e programeve të ofruara, por një teknologji e lartë transmetimi është e papërballueshme për të gjitha 100 radiot dhe televizionet që operojnë në Maqedoni. Sistemi i konkurencës bën të vetën, tregu reklamues kërkon media me ndikim në të gjithë vendin duke anashkaluar mediat lokale të cilat me vështirësi mbijetojnë.
MEFAIL ISMAILI
