Zaev: Pres lajme të mira nga Athina
Kryeministri, Zoran Zaev, pret lajme të mira nga Athina....

Kryeministri, Zoran Zaev, pret lajme të mira nga Athina, ku nesër pritet të mbahet takimi mesh shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, në prani të ndërmjetësit Nimic.
Zaev tha se është i lumtur që “mund të theksoj se kemi arritur suksese që për 27 vite nuk ka mundur t’i arrijë askush, ndërsa do të jem plotësisht i lumtur nëse zgjidhet tërësisht problemi, duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin e popullit maqedonas dhe shtetit. Ajo është shumë me rëndësi, sepse duhet të dihet se çka fitojmë, e në këtë rast fitojmë perspektivë, fitojmë ardhmëri, fitojmë fletëpronësi, do ta shkruajmë në kadastër Republika e Maqedonisë, do të fitojmë NATO-n, do të fitojmë BE-në, qytetarët do të fitojnë më shumë para, ekonomi, stabilitet. Tërë kjo për mua është akti i patriotizmit dhe unë mendoj se të gjithë aktorët së bashku do ta bëjmë hapin që të tejkalohet kjo çështje e fundit e hapur që e ka vendi ynë dhe më pas të shkarkuar t’i përkushtohemi perspektivës”,- deklaroi Zave gjatë vizitës së sotme në Manastir.
