Turqi, arrestohen 150 ushtarë

11.05.2018 19:40

Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me Fethuallah Gulenin....

Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me Fethuallah Gulenin, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grusht-shtet në korrik të vitit 2016.

Policia turke tha se operacioni është kryer me urdhër të prokurorit të Stambollit. Të enjten, ndërkaq, u arrestuan mbi 80 pjesëtarë të forcës ajrore, nën akuzat e njëjta. Turqia ka arrestuar mbi 160,000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër të shërbyesve civilë që nga puçi i dështuar.

Prej tyre, mbi 50,000 janë akuzuar formalisht dhe mbahen në burg gjatë gjykimit të tyre. Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për këtë përndjekje.

Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon atë për të heshtur zërat kritikë. Por, Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.