Maqedoni
Gjendja e rrugëve në Maqedoni
12.05.2018 12:23
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë...

Ata rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Në disa akse rrugore mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në drejtimet Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë dhe Resnjë-Bukovë.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
