Kulturë
Festivali ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest 2018” ka për qëllim bashkimi i kulturave të ndryshme
12.05.2018 14:12
Në organizim të Shoqerisë Kulturo-Artistike Shqiponja nga Shkupi në sheshin Isa Boletini në Saraj...

Në organizim të Shoqerisë Kulturo-Artistike Shqiponja nga Shkupi në sheshin Isa Boletini në Saraj, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest 2018”.
Ky festival tashmë është bërë tradicional dhe me karakter garues në Shkup e më gjër. Festivali ka për qëllim të bashkojë të gjitha kulturat e ndryshme nga vende të ndryshme.
“Ky është edicioni I dytë këtë vitë dhe qëllimi I jonë si organizoatorë është që me të vërtetë të bëjmë një festival një organizim që I ka munguar vite me rradhë shkupit në përgjithsi, sepse jo rastësisht është festival I vetëm në R.M. me karakter garues dhe ndërkombëtar. Qëllimi jonë ishte që të bashkojmë të gjitha kulturat e ndryshme nga vende të ndryshme nga shtete të ndryshme të jenë tre nëtë rradhasi në Komunën e Sarajit”, shprehet Fevzi Ebibi - Kryetar Shoqeria Kulturo-Artistike Shqiponja Shkup.
Ky festival zgjat tre ditë dhe për grupet pjesmarrëse do të ndahen 12 çmime, ndërsa vlerësimet do të bëhen nga profesionist të artit dhe kulturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
SEMRA AJETI
