Maqedoni

Vazhdon protesta në Bit Pazar, shitësit: Duam zgjidhje, nuk largohemi nga rruga; Autoritetet: Nuk ka kthim prapa, qytetarët të lëvizin lirshëm

12.05.2018 14:37

Shitësit e luleve në Bit Pazar kanë bllokuar edhe sot rrugën pranë tregut në shenjë pakënaqësie pas vendimit të autoriteteve...

Shitësit e luleve në Bit Pazar kanë bllokuar edhe sot rrugën pranë tregut në shenjë pakënaqësie pas vendimit të autoriteteve për dislokimin e tyre në pjesën tjetër të tregut.
 
Të revoltuar me mos zgjidhjen e këtij probemit shitësit nuk deshën të flasin para kamerave. Sipas tyre propozimi i Qytetit të Shkupit që ata të marrin tezga brenda tregut është I pa mundur pasi nuk egzistojnë vende të lira.
 
“Largimi i tezgave të shitësve të luleve jashtë BitPazarit ka bërë që këta protesutes të protestojnë për të tretën ditë me radhë. Protestuesit thonë se nuk do të largohen përderisa nuk gjetet një zgjidhje e duhur për ta”.
 
Ndërkohë teksa tregatrët protesotonin në rrugë, punimet për rikonstruimin e bulevardit përgjatë Bit Pazarit vazhduan edhe për gjatë ditës së sotme.
 
Protesuesit paralajmëruan se protesta do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim duke bllokuar madje të dy korsit e rrugës. Sipas tyre zhvendosja e tyre në hapësirat prapa ambulantës së Bit Pazarit, është e pa përshtatshme për ata pasi është vend i pafrekuentuar.
 
Nga Komuna e Çairit thonë se pavarësisht protestave ata qëndrojnë pas vendimit të tyre për dislokimin e tyre me qëllim qarkullimin e lirshem të këmbësorëve dhe makinave.
 
ZEKIRIJA MEXHITI