Maqedoni
BESA largohet nga bisedimet, Besa: Kemi menduar se Zaev është liruar nga BDI
12.05.2018 15:00
Ashtu siq paralajmëruam dje, Besa e Bilall Kasamit sot edhe zyrtarishtë përmes një Komunikate ka informuar se të njëjtit ndërpresin çdo komunikim me Kryeministrin Zoran Zaev...

Ashtu siq paralajmëruam dje, Besa e Bilall Kasamit sot edhe zyrtarishtë përmes një Komunikate ka informuar se të njëjtit ndërpresin çdo komunikim me Kryeministrin Zoran Zaev për kyqjen e sajë në Qeverinë reformuese.
Sipas Partisë së Kasamit, ato kanë pasë qasje korrekte, por ky mos definim i pozicioneve nga ana e Zaevit, dëmton imazhin e Lëvizjes Besa, dhe dëshmon edhe për qasjen joserioze nga ana e tij për zgjerimin e shumicës parlamentare.
“Lëvizjen Besa zgjerimi i shumicës parlamentare nuk e ka kuptuar vetëm si proces teknik për sigurimin e numrave në Kuvend, por si një proces i cili do përmirsonte aspektin kualitativ të qeverisjes dhe me pjesmarrjen e Lëvizjes Besa do behej diferenca e një menaxhimi tjetërfare, gjë që si duket nuk është kuptuar nga kryeministri Zaev i cili për fat të keq përmes opcionit të “blerjes” të kohës po mundohet që politikisht të harxhojë të gjitha palët që janë duke negociuar për kyçje në Qeveri dhe në publik vepron ndryshe nga ajo që dakordohet në takimet e përbashkëta, dhe pasiqë ky proces i negociatave po vazhdon më shumë se katër muaj pa një epilog konkret, duke nisur nga sot i ndërprejmë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes Besa në qeverinë e Maqedonisë”, shprehen nga Lëvizja Besa.
Në komunikatë më tej thuhet se Lëvizja Besa ka menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI, dhe duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore.
Nga ana tjetër nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, edhe njëherë kanë pohuar se bisedmet janë kah përfundimi, dhe kanë mbetë vetëm disa elemente për konkretizim të sajë.
“Jemi në komunikim të regullt me Kryeministrin Zoran Zaev rreth kyqjes sonë në Qeverinë Reformuese, por akoma nuk kemi arrit të konkretizojmë, apo ti hekurosim të gjitha gjërat dhe qëndrimet e të dyja palëve”, shprehen nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit.
Nga PDSH edhe pse nuk japin ndonjë prononcim, nga burime zyrtare mësohet se të njëjtit nuk kanë dilema të pa zgjidhura me Kryeministrit Zaev rreth pozicioneve Qeveritare.
FITIM KRYEZIU
