Ekonomi
Raporti “Doing Bussiness”, ELezi: Pro/ligje që rangojnë lartë RM-në
12.05.2018 16:06
Kuvendi Republikan me propozim të ministrisë së Financave ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e tre ligjeve...

Kuvendi Republikan me propozim të ministrisë së Financave ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e tre ligjeve qëllimi i të cilave është mbrojtja apo përforcimi i sferes në lidhje me dhënien e informatave të duhura kreditore dhe përmirësimin e indikatorëve.
Zëvendës ministrja e financave informoi se bëhet fjalë për ligjin për ndryshim dhe plotësim të byrosë kreditore, ligjin për letrat me vlerë dhe ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për auditim.
Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore do ti mundësoj Maqedonisë që të rangohet më lartë në raportin Doing Bussiness, vlerëson zv ministrja e financave Shirete Elezi.
“Ligji për ndryshim dhe plotësim e byrosë kreditore kryesisht është një ligj në të cilën jemi munduar që byroja kreditore të rrisë cilësinë e shërbimeve, raportimeve të cilat I bën dhe të ketë mundësi që të bëjë rangimet e vlersuaeve kreditor dhe kredikërkuesve. Përforcimi I masave të kontrollit të auditimit është një masat tjera të cilën e pamë të arsyshme se mund të kontribuojë dhe sigurisht që rritja e sigurisë së raporteve financiare dhe auditimet e tyre janë të nevojshëm që të kemi një raportim të mirëfillt financiar por gjithashtu edhe kontrllim I relizimit të shpenzimeve të mjeteve”, shprehet zv/ministrja e financave Shirete Elezi.
Por një faktor shqetësues i cili çdoherë është kritikuar nga ana e njohësve të shhumtë ekonomik është se në Maqedoni mungon zbatimi i ligjeve.
E pyetur në lidhje me këtë problematikë zv ministrja Elezi tha se kjo ka qenë si shkak i jotransparencës nga ana e qeverisë së kaluar, por sipas saj një dukuri e tillë nuk do të jetë prezente më në Maqedoni
“Mendoj që pengesa kryesore në qoftë se ligjet nuk kanë arritur zbatimine duhur është përshkak se nuk janë respektuar siç duhet procedurat paraprake në miratimin e të njejtave, gjegjësisht, të kyçet debati publik. Sigurisht në qoftë se këto faza më së miri do të ishin të menaxhuara më mire pastaj edhe implementimi do të ishte më lehtë I zbatueshëm”, shprehet zv/ministrja e financave Shirete Elezi.
Elezi vlerëson se ekonomia e vendin po shkon në drejtimin e duhur, kjo pasi të dhënat e kuartalit të katërt të vitit të lkaluar janë optimiste ku shënohet njël rritje prej 1.3 e BPV-së.
ELezi theksoi se shifrat positive po vazhdojnë edhe gjatë këtij viti.
ERSAN PAJAZITI
