Maqedoni
Liderët urojnë bajramin besimtarëve musliman
27.07.2014 17:55
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të BDI dhe në emrin e tij personal uronë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të BDI dhe në emrin e tij personal uronë të gjithë besimtarët mysliman për festën e madhe të Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në gjirin e tyre familjar.
''Muaji i Ramazanit dhe Fitër Bajramit na rikthejnë tek vlerat më të mira njerëzore mbi të cilat reflektojmë fuqishëm gjatë muajit të agjërimit dhe festës së Bajramit.Uroj që kjo festë t’ju gjejë në gëzime familjare dhe të na bashkojë në paqe dhe në shtrimin e dorës së mirëkuptimit, solidaritetit dhe bamirësisë”, shkruan në urimin e kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
Në telegram urimin kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thekson se "Sakrifica dhe devotshmëria që karakterizojnë këtë Festë, na bëjnë të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi, duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mire”.
Edhe kryeministri Nikolla Gruevski në emër të qeverisë ka uruar të gjith besimtarët e konfesionit muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Këto janë ditët e rëndësisë së madhe për komunitetin tuaj dhe angazhimin shpirtërore. Ju uruoj festën, ju uroj që edhe të gjithë muajt tjerë të vitit të jenë të mbushur me vlerat dhe përfitimet nga muaji, I Ramazanit. Besimi në Zot të na udhëzojë në rrugën e drejtë dhe vazhdimisht në mesin e njerëzve të ketë harmoni dhe respektë pa dallimë ndarjeve fetare, apo të ndonjë përkatësie tjetër”, thuhet në telegram urimin e Gruevskit.
Besimtarët muslimanë janë uruar edhe nga kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Presidenti Gjorge Ivanov.
AFRIM TANALLARI
