Maqedoni
Në sheshin e Tetovës aktivitete ekologjike për mbrojtjen e ambientit
12.05.2018 17:21
Dasmë e madhe e improvizuar ka ndodhur sot në sheshin Iliria në Tetovë ku nusja e veshur me vello me mbeturina...

Dasmë e madhe e improvizuar ka ndodhur sot në sheshin Iliria në Tetovë ku nusja e veshur me vello me mbeturina, dhe dhëndri ecin në qendrën e Tetovës duke I përshëndetur mysafirët që ishin pranishëm në dasmën e tyre.
Ata të buzëqeshur me tupana dhe curle kapën valle duke treguar dhe një herë se të bashkuar gjithmonë ka më shumë suksese.
“Improvizimi është se më shumë para harxhohen për dasëm arri, dimia se sa dhe nuk kujdesemi për rrethin e gjelbërt cka është”, shprehet dhëndri.
Nga ana tjetër mysafirët për dasmën e çiftit kishin sjell dhurata përplot me qese mbeturinash që paradite kishin mbledhur nëpër lagjet e Tetovës.
Ndërkohë aktivistë të shoqatave jo qeveritare janë shprehur se Tetova ka aq shumë mbeturina sa që dasma të tilla mund të organizohen çdo ditë.
“Ky është një aksion simbolik që tregon darsmën e vërtet tetovare, me mbeturinat që ekzistojn nëpër Tetova, ka mjaftueshmë për të organizuar dasma tër vitin, të filloj sot dhe të përfunoj vitin e ardhshëm”, shprehet Aziz Sulejmani nga Organizata Loja.
“Aktiviteti I sotëm është mbledhja e mbeturinave të cilat I ka lënë në haresë Ndërmarrja e higjienës komunës së Tetovës. Ne si grup Rotarian të klubit Rotarian të Tetovës, kemi shfrytëzuar rastin që ditën tonë rotariane për të bërë një aktivitet I cili ka d.m.th. jashtëzakonisht të madhe si për ambientin ashtu edhe për qytetin tonë të jetë I pastërt”, shprehet Bislim Misimi nga Organizata Loja.
“Kjo ngjarje është organizuar me qëllim vetëm për ngritje të vetëdijes së qytetarëve për mbrojte të ambientit. Sic mund të shihni edhe ju për çdo persona nga një qese më pakë se një orë kemi mbledhur mbeturin dhe mund të paramendon sa ka qyteti mbeturina”, shprehet Elmedina Abdullahu nga organizata Nënë dhe Fëmija.
Nga ana tjetër në këtë aktivitet ishte I pranishëm edhe vetë drejtori I NPK-ës Tetovës Xhela Ceka, I cili përshëndetur këtë aktivitet të shoqatave jo qeveritar, të cilët sipas tij ka mesazhin e emancipimit të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë u shpreh se këto lloj aktivitet nga sektori civil duhet të ketë me shpesh.
“Apsulitisht nuk është një reagim, në e përshëndes një aksion të sektorit civil , I cili ka të bëj me ngritjen e vetëdijes sa arrita të kuptojë, dhe shpresoj që mos të jetë një ditë brenda vitit pasi Ndërmarrja punon 365 ditë jo një ditë ,shpresoj që aktivitet të tilla të ketë më shpeshta nga sektori civil”, theksoi drejtori i NPK-ës Tetovës Xhela Ceka.
Ky aksion është në bashkëveprim më tetë organizata jo qeveritare në Tetovë, dhe kishte për qëllim që qytetarët e Tetovës, të jenë më të kujdesshëm për mirëmbajtjen e ambientit jetësor dhe në të njëjtën kohë porosi për pushtetin lokalë që të punojë më shumë dhe të kujdesen për pastërtinë e qytetit.
VISAR SADIKI
