Maqedoni
Zaev vizitë kompanisë Kromberg dhe Schubert, premton mbështetje për kompanitë që investojnë në vend; VMRO-DPMNE: Zaev po zgjerohet me tokë edhe në Strumicë
12.05.2018 17:39
Kryeminstri, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri I për çështjet ekonomike, Koço Angjushev...
Kryeminstri, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri I për çështjet ekonomike, Koço Angjushev kanë vizutar kompaninë Kromberg dhe Schubert e cila funksionon në zonën industriale Zhabeni.
Gjatë vizitës kryeminstri u njoftua me procesin e punës në këtë fabrikë, kurse gjatë takimit me menaxhmentin e kompanisë u dhanë informacioni mbi vëllimin dhe performancën e kompanisë, e cila funksionon tashmë për disa vite në Maqedonë, kurse ka të punësuar mbi 6,000 punëtorë nga rajoni i Manastirit.
“E gjitha kjo është një inkurajim për të gjithë investitorët tanë vendas, ndërtuesit, kontraktorët, se gjithçka që do të përfitojnë ta lënë këtu në Maqedoni, duke krijuar mundësi më të mira për gjeneratat e ardhshme", tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Angjushev inkurajuan menaxhmentin e kompanisë për të vazhduar me investimet duke u zotuar se qeveria do ti mbështes fuqishëm investimet e huaja në vend.
Ndrësa derisa Zaev ishte për vizitë pune në Manastirë, nga VMRO-DPOMNE akuzuan se Qeveria i ka ndarë koncesion 30 vjeçarë kompanisë Total Inzhiniering, e cila është nën pronësi të familjarit të kryemnistrit Zaev, Vice Zaev.
“Zoran Zaev I ka ndarë biznes Vice Zaev-it për ekspoaltimin e burrimeve minireale në lokacionin në fshatin Dukatino në Komunën Vasilevë. Ky është edhe një rast kur Zoran Zaev I jep milliona euro biznesve të Vice Zaev. Zoran Zaev vazhdon me praktikën të ciën e filloi në Komunën e Strumisë duke gjetur çdo mënyrë për ti’u siguruar kompanivetë familajrëve të tij të zgjërojnë bizneset e tyre”, shprehen nga nga VMRO-DPOMNE.
Këto prononcime u dhanë në manifestimin kushtuar ditës së Europës, ku përmos shumë fytrave eminete politike, morën pjes edhe Kryeministri Zoran Zaev, dhe Ambasadori I BE Samuel Zhbogar.
ZEKIRIJA MEXHITI
