Maqedoni
Çështja e emrit, palët janë në rrugë të mirë, nuk japin detaje; Dimitrov: Tani jemi në fazën delikate; Kocias: Nimic ka planin e tij; Nimic: Takimin e vlerësoj si shumë pozitiv
12.05.2018 18:00
Athina ka qenë edhe njëher vendtakim dhe nikoqir i radhës mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe atij të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias...

Athina ka qenë edhe njëher vendtakim dhe nikoqir i radhës mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe atij të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic, në tentim për ti tejkaluar dalimet rreth çështjes së emrit.
Të dyja palët pas takimit edhe njëher ripërsëritën qëndrimet e tyre, se janë në rrugë të mirë që ti përafrojnë qëndrimet, dhe ti tejkalojnë dallimet në çështjet rreth emrit, por tani është edhe faza më delikate.
“Si po i ofrohen fundi të këtyre bisedimeve, ashtu po rritet edhe më shumë përgjegjësia. Tani mendoj se jemi në fazën më delikate. Është fakt se për shumë çështje kemi mirëkuptim. Pra ajo që është dakorduar nuk është çështje e mbyllur derisa të dakordohet gjithçka. Po mundohemi që të dyja palët të gjejm një zgjidhje të pranushme, dhe se detyra jonë është të gjejmë një zgjidhje, e cila sa më tepër t’i mbulojë nevojat e dy palëve, që t’iu mundësojmë kryeministrave së pari të takohen e pastaj t’ia japin dorën njëri-tjetrin. Patjetër të ofrojmë disa opsione”, shprehet ministri i punëve te jashtme të RM-së, Nikolla Dimitrov.
“Nimic ka planin e tij juridik që do ta dorëzojë në OKB kur të vijë koha, bashkë me të ne dhe pala tjetër kemi dorëzuar propozim që ka të bëjë me zgjidhjen e disa çështjeve si irredentizmi dhe krijimi i programës për bashkëpunim të ardhshëm mes dy vendeve. Mendoj se nga momenti kur do të merremi vesh dhe kur të ekzistojë kornizë juridike për ratifikimin e marrëveshjes, është e hapur rruga e fillimit të negociatave me BE-në. Mendoj se nëse dy palët duam me thellësinë e zemrës, ne do të përfundojmë me një problem që nuk duhet të mbetet i pazgjidhur”, shprehet ministri i punëve te jashtme të Greqisë, Nikos Kocias.
“Këtë takim do ta kisha vlerësuar si shumë serioze, kemi punuar intenzivishtë, por disa herë ka qenë edhe e tensionuar. Mendoj se kemi bërrë punë rë mirë. Tani ju mbetet të dyja ministrave të raportojnë tek Kryeministrat e tyre, për takimin e radhës që do të jetë mes dy Kryeministrave në Sofje”, shprehet ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic.
Ndërsa takimi i radhës mes palës Greke dhe asaj Maqedonase rreth çështjes së emrit do të realizohet mes shefave të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras që më 17 maj, takim ky i cili do të zhvillohet në kuadër të Samitit BE-Ballkani perëndimor në Sofje të Bullgarisë.
FITIM KRYEZIU
