Maqedoni
Zaev: Besojmë në vlerat e BE-së; Zaev: Bisedimet BE-Ballkani Perëndimor, moment historik; Zhbogar: Maqedonia është kthyer në rrugën e vërtetë
12.05.2018 18:28
Në vazhdën e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Evropës”, kryeministri Zoran Zaev bashkë me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar qednuran në Shtip...

Në vazhdën e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Evropës”, kryeministri Zoran Zaev bashkë me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar qednuran në Shtip, ku bene bënë hapjen solemne të “Parkut BE”.
Krymenstri Zaev theksoi se qytetarët e vendit janë përcaktuar për BE për shkak të vlerave në të cilat besojmë dhe të cilat tanimë edhe i praktikojmë.
“Europa dhe Unioni Evropian janë koncept që janë themeluar në bazë te besimeve të përbashkëta themelore dhe bindjeve për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, për ekonominë e tregut në bazë të themeleve të solidariteti. Të bashkuar rreth këtyre vlerave mund të përballemi me sfidat në kohën tonë”, shprehet kryeministri Zoran Zaev.
Zaev theksoi se raundi i ri i negociatave për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor i paralajmëruar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Junker është edhe një hap historik i Evropës, që do ta bëjë Unionin lojtar edhe më të madh ekonomik dhe politik në skenën ndërkombëtare.
Ndërkohë Zhbogar tha se tha se Maqedonia është bërë një vend i cili lëviz në drejtimin e vërtetë dhe porosit vendin të vazhdojë me reformat e brendshme dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë.
“Këtë e dëshmon edhe deklarata e para disa kohëve e kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk se, besimi i Bashkimit Evropian në të gjithë rajonin u ripërtërij falë përpjekjeve tuaja për zbatimin e reformave për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, për ndërtimin e konsensusit për çështjet nacionale për përforcimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe bashkë me BE-në për ballafaqimin me migrimin”, shprehet ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Kryetari i Shtipit, Blagoj Bocvarski si nikoqir i ketij aktivitet theksoi se është mirënjohës për besimin që iu dha Shtipit të jetë organizator i manifestimit qendror të Ditës së Evropës.
ZEKIRIJA MEXHITI
