Maqedoni
Aksioni për lirimin e rrugëve, mungesa e polisicëve krijon tollovi në disa zona; Lagja”Çairçania” funksionon pa probleme
13.05.2018 12:55
Aksioni i ndërmarë tashmë për disa javë me radhë nga ana e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për lirimin e rrugëve dhe troruarëve...

Aksioni i ndërmarë tashmë për disa javë me radhë nga ana e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për lirimin e rrugëve dhe troruarëve, në disa pjesë të Çairit nuk përben efektin e duhur.
Derisa në orët e para të mëngjesit me precenzën e policisë rruga “Kemal Sejfullah” afër stadiumit të Çaritit kishte një funksinim normal, pas disa orëve me largimin e patrullave policore, ajo sërish i’u rikthye gjendjes së më parshme duke kirjuar rradhë të gjata në komunikacion.
“Ndryshe nga orët e para të mengjesit kur ishte prezenca e polisicë, mbaraba meje siç edhe po shihni në këtë rrugë sërish është rikthyer kaosi. Veturat e parkuara gjithandej kanë vështirësuar sërish qakrullimin për banorët e kësaj zone”.
Por tjetër pamje ka rruga “Çairçanja” e cila edhe pse njihet në opinion si rruga më frekunetuar, megjithatë po funksionon pa asnjë problem.
“Ndërsa në zonat tjera po mbretëron kaosi, aksioni i policisë i ndërmarr në bashkëpunim me autoritetet lokale ka bërë që rruga më e frekunetuar në këtë pjesë të Çairit të funksionin pa probleme”.
Qytetarët e konsultuar nga TVM2 thonë se e mbështesin aksionin në fjalë duke apeluar që kjo të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Ata kërkojnë që vetëdija qytetare të gritet andaj dhe nuk do të ketë nevojl për prani të patrullimeve policore.
Aksioni për pastrimin e rrugëve dhe troturave të uzurpuara nga veturat në territorin e Komunës së Çairit po realizohet tashmë për disa javë me rradhë nga policia në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Çairit.
ZEKIRIJA MEXHITI
