Maqedoni
Ligji për përdorimin e gjuhëve, Xhaferi: Do shpallet në g. zyrtare në kohën e duhur
13.05.2018 13:49
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë, ka pohuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë, ka pohuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare kur ai do të vlerësojë se është koha e duhur, por nuk precizon kohën se kur mund të ndodhë.
Xhaferi poashtu tha se duke marrë parasysh se nuk ka afate ligjore, i lejohet atij ta pret kohën e përshtatshme për publikim.
“Ligji për gjuhët siq e dini ka kaluar në Kuvend për herë të dytë, ndërsa vendimi i Kryetarit të Shtetit ishte që mos ta nënshkruan e cila ishte kundër kushtetuese. Duke marrë parasyshe se ligji nuk ka afate ligjore për shpallje në gazetën zyrtare, mendoj se tani është koha tek unë që kur të mendoj se është koha për ta shpalle në Gazetën Zyrtare atëher edhe do ta bëjë”, shprehet Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Xhaferi poashtu i hodhi poashtë akuzat e partis opozitare maqedonase, dhe të disa ekspertëve, të cilët akuzojnë atë për përshpejtim të procedurës për sjelljen e Ligjit për Gjuhët.
“Duke marrë parasyshë procedurën me amandamentet e dorëzuara ku ishin diku rreth 36 mij, dhe nëse hapej debat rreth këtyre amandamenteve, nënkuptonte edhe bllokim të kuvendit. Dhe duke u gjende në një situatë kur ne si vend ishim në pritje të raportit të Komisionit europian, dhe kur vendi bënte përpjekje për tu anëtarësuar në NATO, dhe nëse hapej debat për këto amandamente, fotografija e përgjithshme për Maqedonin do të ishte se ne ende nuk kemi dalë nga ajo krizë politike të cilën e kishim aktuale. Dhe në bazë të regullores së Parlamentit përgjegjësia ishte e imja që të vendos se në cilën rrugë do të vendosim të debateve të gjëra, dhe bllokim të Kuvendit, apo rruga e shkurt me anashkalim të amandamenteve”, shprehet Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Xhaferi poashtu pohoj se BDI nuk është duke kalkuluar me Ligjin për Gjuhët, dhe të njëjtin ta ruan në një kohë që siq po përflitet, kur do të ketë zgjedhjet eventuale të Parakohshme Parlamentare .
“Nuk do të kisha dashë të komentoj atë që ju e thoni. Unë nuk mendoj se ky është qëndrim i BDI, dhe ky nuk është kurfarë kalkulimi qoftë nga ana e BDI, qoftë nga ndonjë subjekt tjetër politik, pasi ligji tashmë është sjellur për herë të dytë dhe nuk ka asnjë kalkulim që të bëhet në këtë drejtim”, shprehet Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Numri i një i Kuvendit poashtu pohoi se pret që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-së, dhe të marrë datë për fillimin e negociatave në Bashkimin Europian.
FITIM KRYEZIU
