Maqedoni

Shporta mujore, qytetarët: Çmimet në treg janë mesatare; Tregatrët ankohen për rënien e fuqisë blerëse

13.05.2018 15:17

Çmimet në këtë periudhë kohore janë mesatare mirëpo gjendja e vështirë ekonomnike ka bërë që qytetarët të jenë vetëm vizitor në këtë treg...

Derisa tregatërt ankohen për mos pasje të shtijes, nga ana tjetër qyetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se çmimet e frutave dhe perimeve janë mestarare por se të ardhurat e pakta që marrin si dhe gjendja ekonomike i detyron ata të jenë vetëm si  vizitorë në treg.
 
“Çmimet janë shumë të ulëta për arsyje se populli nuk ka para për të ardhur për të blerë. Për sa i përket edhe çmimeve nuk janë edhe shumë të larta dhe duke pasur parasysh se qytetarët marrin një shumë të vogël nga pensioni nuk janë të mjaftueshme për të sigurar bukën e gojës”, shprehet qytetari.
 
“E gjitha varet se si qëndron gjendja populli ekonomiksht. Gjendja siç është tek ne, të gjitha janë të shtrejta nuk di ndonjë gjë që është vendin e saj”, thekson qytetari. 
 
Sipas pronarëve të tezgave brend tregut të Bit Pazarit, rënia e fuqisë blerëse është si pasoj e situatave të ndryshme me të cilën përballet vendi.
 
“Nuk ka punë aspak. Jemi gjithë të bllokuar. Çmimet janë katastofe më lirë nuk ka ku shkon”, shprehet shitësi.  
 
“Dobët është. Nuk ka blerës. Ja edhe siç e shihni çmimet janë të lira por blerës nuk ka”, theksoi shitësi.
 
Çmimet në tregun e frutave dhe perimeve nëpër të gjitha tregjet e qytetit janë thuajse të njetjat krahasauar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.
 
ZEKIRIJA MEXHITI