Maqedoni
Lëvizja BESA takon anëtarët në Kërçovë; Gashi: Kryesia do të vendos për hyrje në qeveri
13.05.2018 16:32
Kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi, i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kryesisë qëndrore, realizoi një takim me mbështetësit e këtij subjekti në Kërçovë...

Kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi, i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kryesisë qëndrore, realizoi një takim me mbështetësit e këtij subjekti në Kërçovë, me çrast ai përsëriti qëndrimin se krahu i tij politik mund të bëhet pjesë e qevrisë, por vendimin përfundimtar do ta miratojë kryesia qëndrore gjatë ditëve në vijim.
“Bisedimet rreth përfshirjes së Lëvizjes Besa në qeveri janë në fazën përfundimtare, dhe brenda këtyre ditëve kryesia qëndrore do të sjellë vendimin final, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë parimor dhe në funksion të proceseve politike”, tha kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi, gjatë takimit të mbrëmshëm që ai e realizoi me antarët dhe simpatizantët e këtij subjekti në Kërçovë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe sekretari gjeneral Skender Rexhepi-Zejdi dhe dy anëtarët e kryesisë qëndrore, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Llabënishti, të cilët folën për zhvillimet politike para dhe pas përçarjes, pasojat e këtyre zhvillimeve dhe hapërimin e mëtejshëm të Lëvizjes Besa, duke u mbështetur në moton Ideja Vazhdon.
SHABAN DALIPI
