Maqedoni

Çështja e emrit afër zgjidhjes, VMRO-ja kërkon takim urgjent të liderëve

13.05.2018 17:48

Bisedimet rreth çështjes së emrit tashmë kanë marrë një kahje tjetër pas raundi të djeshëm të bisedimeve mes diplomatëve Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias...

Deklaratat shpresëdhënëse të dhëna dje pas bisedimeve nga ndërmejutesi I OKB-së Methju Nimic, në opinion janë ngjallur shpresat se zgjidhja e këtij kontesti është shumë afër.
 
Edhe pse pas bisedimeve të djeshme nuk u dhanë detaje për atë që u diskutua, mediat greke njoftuan se egziston skenari më I mundshëm që marrëveshja të arrihet por e njëjta të realizohet gradualisht, për 2 vjet.
 
Dhe në këtë mënyrë Maqedonia të pranojë që emri i ri të përdoret si jashtë ashtu edhe brenda si dhe ta ndryshojë Kushtetutën. Kurse Greqia do të pranojë që vendi ynë të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat me BE-në. 
 
Ndrëkohë pra takimit të paralajmëruar ndërmjet kryeministrave të maqedonisë dhe greqisë  Zajev dhe Cipras, VMRO-DPMNE ka kërkuar takim urgjent të liderëve për nesër, në të cilën kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, në prani të presidentit Gjorge Ivanov, do të debatonin për bisedimet për emrin.
 
“Kërkojmë takim urgjentë të liderëve që do të mbahej gjatë ditës së nesërme dhe në të cilën duhet të merr pjesë edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov,. Në këtë takim kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov duhet t’i kumtojnë detajet dhe drejtimin në të cilin po lëvizin negociatat për emrin, që të mund opinioni të jetë i informuar por edhe partitë të marri qëndrim sa I përket situatës së re të krijuar. Zoran Zaev edhe pse është kryeministër ai nuk e ka monopolin që në emër të të gjithë shtetit, pushtetit, opozitës, të përcaktuarit politikisht dhe të papërcaktuarit të vendos për këtë çështje shumë të rëndësishme, ndërsa marrëveshja eventuale të vendos gjithë shtetit para aktit të kryer”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Ndryshe bisdimet rreth çështjes së emrit tani kanë kaluar në një faze më të lartë, ku me 17 maj në Sofje në kuadër të Samitit të vendeve anëtare të BE-së pritet të zhvillohet takimi mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
 
ZEKIRIJA MEXHITI