Izraeli fiton Eurovisionin
Izraeli është shpallur fitues në festivalin e këngës, Eurovision. Këngëtarja Netta Barzilai me këngën "Toy", ka fituar 529 pikë...

Në vendin e dytë ka dalë Qipro me këngën 'Fuego' interpretuar nga shqiptarja Eleni Foureira, ndërsa në vendin e tretë u rendit Austria. Fituesen e Eurovision 2018 Netta Barzi mesa duket e ka zënë syri i keq pas fitores.
Kjo pasi menjëherë pas përfundimit të përformancës si kënga fituese ajo është rrëzuar nga shkallët duke marrë përpara vetes gjithë stafin i cili e shoqëronte.
Ndërkohë pas kësaj shfaqje të sikletshme Netta Barzi ka dhënë intervistat për fitoren e saj duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur gjë. "Herën tjetër në Jerusalem!”, tha Netta pasi shpalljes së fitores.
Ndërkohë përfaqsuesja e Qipros, këngëtarja e talentuar shqipëtare me origjinë nga Fieri Eleni Foureiras ka përcjellë një mesazh tepër domethënës për të gjithë ata që e paragjykuan për shkak të origjinës shqiptare.
Ajo thotë se ndjehet krenare që është nga Shqipëria dhe krenohet kur sheh teksa vendi zhvillohet.
Votat e renditën Shqipërinë në vendin e njëmbëdhjetë në garën evropiane të këngës. Eurovisioni këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Në natën finale të festivalit, performuan këngëtarë nga 26 shtete.
