PSP dhe avokatët e Gruevskit do të thonë fjalët përmbyllëse për “Mercedesin”
14.05.2018 09:41
Në gjykatën penale sot pritet të vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Tank”....

Në gjykatën penale sot pritet të vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Tank”.
Ky rast ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski.
Në seancën e fundit gjyqësore, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski tërhoqën propozimet për të dhënë mbrojtjen e tyre prandaj gjykatësja Dobrilla Kacarska u kërkoi avokatëve të përgatisin fjalët përmbyllëse.
