Indonezi, ringjallen rrjetet xhihadiste, dy sulme në 24 orë

14.05.2018 13:22

Dy persona në një motoçikletë, hodhën veten në erë në një stacion policie në Surabaya të Indonezisë....

Dy persona në një motoçikletë, hodhën veten në erë në një stacion policie në Surabaya të Indonezisë, një ditë pas një vale tjetër shpërthimesh vdekjeprurëse. Raportohet për një viktimë dhe të paktën 10 të lënduar.

Sulmi i së hënës u krye nga një familje prej pesë anëtarësh, të cilët lëviznin në dy motoçikleta. Ngjarja vjen pasi një familje tjetër kreu sulme me bomba në tre kisha të dielën, duke u marrë jetën 13 personave e duke lënë rreth 40 të plagosur. Sulmi i së dielës u mor përsipër nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.

Nuk është ende e qartë nëse sulmet e këtyre dy ditëve janë të lidhur me njëri-tjetrin. Presidenti indonezian, Joko Vidodo, e cilësoi serinë e sulmeve si akte të turpshme, të padenja dhe ç’njerëzore.

Shteti në të cilin banojnë 260 milionë njerëz ka qenë dëshmitar i ringjalljes së militantizmit islamik në muajt e fundit dhe sulmet në Surabaya kanë ngritur shqetësime rreth potencialit të rrjeteve xhihadiste.