Ivanov kërkon të informohet rreth bisedimeve për emrin
Presidenti, Gjorge Ivanov, është ankuar se nuk është i informuar për rrjedhën e takimit të fundit Dimitrov - Koxias në kuadër të bisedimeve për emrin...

Kabineti i presidentit thekson se më 29 mars të këtij viti pas paralajmërimit të mundësisë për mbajtjen e takimit konsultativ të kreut shtetëror dhe politik për dy prill të këtij viti, me anë të një shkrese kanë kërkuar nga ministria e jashtme që me shkrim t’i dorëzohen raportet e takimit bilateral të kryeministrave Zaev dhe Cipras, të mbajtur më 24 janar 2018 gjatë forumit ekonomik botëror në Davos, në të cilin thirren të dyja palët si kornizë për zhvillimin e bisedimeve, si dhe version-tekstet e propozimit grek për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, që është parashtruar deri te dy ministritë e jashtme që palës maqedonase i është dorëzuar më 20 mars të këtij viti.
Po ashtu nga kabineti i presidentit kanë kërkuar raport nga takimet e ministrave të jashtëm, Dimitrov dhe Koxias. Nga kabineti i presidentit theksojnë se Ivanov vlerëson se duhet të jetë i informuar ashtu si edhe opinion i vendit për procesin e bisedimeve.
