Maqedoni
Banka Botërore: 29% e personave me arsim të lartë kanë migruar
14.05.2018 18:39
29% e të rinjve që kanë përfunduar arsim të lartë e kanë lëshuar vendin për shkak të papunësisë në dhjetë vitet e fundit...

Këto janë disa të dhëna që i ka prezantuar njeriu i parë i LID në konferencën “Brain Drein”.
Pagat e ulëta dhe pamundësia për të zbatuar praktikën janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen të rinjtë për shkak të së cilës vendosin për të ikur nëpër botë.
Ndërsa, sipas hulumtimit të kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup, mbi 60% e kuadrit nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur nga vendi për një të ardhme më të mirë.
“Është shumë vështirë të thuhet sepse nuk kemi të dhëna zyrtare as për Maqedoninë e as për vendet e tjera, megjithatë ka një përqindje që tregon se në Maqedoni konkretisht 25% nga kuadri me arsim të lartë janë shpërngulur në këto 10 vitet e fundit”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i Shoqatës LEAD, Ivan Ivanov.
Me Ligjin e ri për arsimin e lartë do të hapen vende të reja të punës në universitete, ka thënë ministrja, Renata Deskoska. Sipas saj, me këtë program, Qeveria ka kthyer një pjesë prej të rinjve që tashmë kanë punuar në universitetet evropiane.
Ministrja e Arsimit, Renata Deskovska, shprehet e vetëdijshme për numrin e madh të të rinjve që largohen nga vendi dhe zotohet që do punohet më shumë për ndalimin e tyre ose edhe kthimin e një pjese të tyre.
“Jemi të vetëdijshëm se në periudhën e fundit vendi ka humbur një pjesë të rinisë me arsim të lartë, të cilët kanë shkuar të punojnë në vendet europiane ose tej oqeanit, të shpresojmë përkohësisht. Javën e kaluar është shpallur Ligji për arsim të lartë, kështu që këtë javë janë lëshuar marrëveshje të reja në Ministrinë e Financave të cilat do të mundësojnë punësime të reja nëpër universitete”,- theksoi ministrja e Arsimit, Renata Deskovska.
Sipas studimeve të realizuara, vendet më të dëshiruara nga të rinjtë janë vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ofrojnë mundësi të mira për punësim.
FARIJE DAUTI BAKIJU
