Grekët e Pavarur: nuk përkrahim zgjidhje me emrin Maqedoni
Grekët e Pavarur, të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar në Greqi, kanë përsëritur qëndrimin se nuk do të përkrahin marrëveshje...

Grekët e Pavarur, të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar në Greqi, kanë përsëritur qëndrimin se nuk do të përkrahin marrëveshje për emrin në të cilën do të përfshihet termi Maqedoni.
Këtë qëndrim për radion greke “Real fm” e ka thënë zëdhënësja e partisë, Magdalena Papadopulu.
“Nuk mund të pranojmë emër që do të përfshijë termin Maqedoni, shteti në Shkup duhet të pranojë një marrëveshje të plotë, gjegjësisht ndryshim të Kushtetutës, ndryshim në letërnjoftimet, një emër për të gjithë. Për çdo rast, ne, Grekët e Pavarur, nuk mund të heqim dorë nga çështjet tona themelore dhe pozicionet tona”,- ka thënë Papadopulu.
