Besa e Gashit dhe PDSh sot vendosin për ofertën e kryeministrit
Lëvizja Besa e drejtuar nga Afrim Gashi dhe PDSH e Menduh Thaçit pritet që sot të vendosin nëse do të pranojnë ofertën e kryeministrit për të qenë pjesë e qeverisë...

Nga qeveria ende nuk është njoftuar se cila është oferta për këto dy parti, ndërsa Gashi dhe Thaçi pas takimit të djeshëm me kryeministrin thanë se ofertën do ta shpalosin pasi ta kenë diskutuar në organet partiake. Por, burimeve partiake bëjnë të ditur se PDSh dhe BESA e Gashit do të marrin nga një vend ministror.
Sipas këtyre burimeve, PDSh do ta marrë ministrinë pa resor, ndërsa BESA do të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Dy partitë do të marrin edhe zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe drejtorë. Me futjen e PDSh-së dhe BESËS në qeveri shumica parlamentare do të rritet në 70 deputetë.
