Përfaqësuesit e politikës, vizitojnë BFI-në

28.07.2014 14:54

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, priti sot mysafirë të shumtë, të cilët erdhën të ndajnë bashkë gëzimin e festës dhe për të përcjellë mesazhet se në një Shtet multi-etnik dhe multi-fetar si Maqedonia, ndarja e gëzimit mes të gjithëve konfirmon bashkëjetesën dhe miqësinë.......

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, priti sot mysafirë të shumtë, të cilët erdhën të ndajnë bashkë gëzimin e festës dhe për të përcjellë mesazhet se në një Shtet multi-etnik dhe multi-fetar si Maqedonia, ndarja e gëzimit mes të gjithëve konfirmon bashkëjetesën dhe miqësinë. Nuk munguan urimet për tolerancë dhe harmoni.

"Është bërë traditë në BFI, ta uroj festën e “Fitër Bajramit” dhe me këtë rast tu them të gjithë besimtarëve shqiptarë mysliman në Maqedoni dhe në tërë  rajonin, gëzuar festën e “Fitër Bajramit”. Dëshirojmë të kalojnë në paqe dhe vëllazëri me familjet dhe t’i kujtojnë të varfrit, të jemi solidar, sepse edhe ata kanë nevojë të gëzojnë festën e “Bajramit”, deklaroi zëvendëskryeministri për MO, Musa Xhaferi.

Selinë e BFI-së, e vizituan sot edhe përfaqësues të Katarit në Maqedoni, si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Urime të shumta për festën e  “Fitër Bajramit” kanë arritur edhe nga Qeveria, nga selitë e  BDI-së, PDSH-së, RDK-së, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, nga institucionet tjera të Maqedonisë, të cilët bënë thirrje për kultivimin e vlerave të përbashkëta. (Rexhep Qamili, TVM2)