Fondet IPA në bujqësi, AP: Fonde ka, të shfrytëzohen maksimalisht
Oda Ekonomike kërkon që edhe komunat të shfrytëzojnë në maksimum fondet IPA në bujqësi....

Oda Ekonomike kërkon që edhe komunat të shfrytëzojnë në maksimum fondet IPA në bujqësi, për shkak se programi për periudhën 2014-2020 mundëson realizimin e shumë projekteve të vogla nga 10.000, 20.000 dhe 50.000 euro.
Vendi duhet më tepër të fokusohet në rregullat për prodhim konkurrent kualitativ, i cili do t’i mundësojë industrisë së prodhimit të tërheq më tepër para, thonë nga Agjencia e pagesave.
“Tashmë janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje. Presim për një muaj apo një e gjysmë të shpallim thirrje të re. Shuma mbi 4,6 milion euro kofinancim është kontraktuar në këto projekte. Do të bëjmë gjithçka që maksimalisht t’i shfrytëzojmë programet në periudhën 2014-2020”,- tha drejtori i Agjencisë së pagesave, Nikollçe Babovski.
JAZBEC: SHFRYTËZONI POTENCIALIN TUAJ, NE DO T’JU NDIHMOJMË
Por, rruga për shfrytëzimin e parave europiane është rrugë e vështirë, sepse duhet të kalohet në procedura të komplikuara dhe burokratike, madje duhet edhe dije konkrete dhe njohje e terrenit, theksoi ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.
“Maqedonia ka potencial të madh. Muajin e ardhshëm në Maqedoni do të vijë ekipi slloven, i cili do të sjellë përvojat tona dhe do të mundësojë programin “Mëso – Si”, i cili është i nevojshëm për Maqedoninë për shfrytëzim efikas të fondeve IPA”,- tha ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.
Interesim më të madh për shfrytëzimin e fondeve IPA kanë shprehur industria përpunuese dhe sektori bujqësor. Deri në vitin 2020, nga IPA fondet për bujqësi, Maqedonia ka në dispozicion 80 milion euro, u tha në këtë konferencë. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
