Maqedoni

20 maji, Dita Botërore e Metrologjisë

15.05.2018 16:46

20 maji është Dita Botërore e Metrologjisë, është një kujtesë për pranimin e Konventës së Metrave nga 17 vende në 1875...

20 maji është Dita Botërore e Metrologjisë, është një kujtesë për pranimin e Konventës së Metrave nga 17 vende në 1875, e cila përcakton kuadrin për bashkëpunimin ndërkombëtar në metrologji dhe aplikimin e tij industrial, komercial dhe social. Byroja e Metrologjisë luan një rol të madh në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të metrologjisë në vend.
 
“Shumë aktivitete në jetën tonë të përditshme përfshijnë një lloj matjeje të cilën ne mbështetemi pa e vërejtur fare. Pavarësisht nga fusha e matjes, qoftë tregtia, analiza, testimi, kalibrimi, kontrolli i cilësisë në proceset teknologjike, shkenca, besimi në rezultatet që merren janë me rëndësi të madhe”,- tha drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai.
 
“Pa një sistem të zhvilluar metrologjik, tregtia e drejtë dhe mbrojtja e konsumatorëve nuk janë të mundshme, ndërsa Byroja e Metrologjisë luan një rol kyç në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të metrologjisë në vend, si dhe në procesin e miratimit dhe harmonizimit të legjislacionit teknik kombëtar me atë të BE-së”,- tha ministri i Ekonomisë, Kresnik Bekteshi.