Maqedoni
Muaji i Ramazanit, O.K.H. “Merhamet” me një sërë aktivitetesh
15.05.2018 17:00
Edhe Organizata “Merhamet”, me një sërë aktivitetesh do të jetë pranë familjeve të varfra gjatë këtij muaji të bekuar për besimtarët myslimanë...

Nga kjo organizatë thonë se aktivitet e tyre përfshijnë pako ushqimore dhe veshje për ata që kanë nevojë, si dhe organizimin e iftareve për skamnorët. Sepse në këtë muaj, duhet të festojnë të gjithë njësoj, me sofrat plot.
“Shpërndarja e pakove ushqimore, ku në bashkëpunim me disa shoqata tjera nga brenda dhe jashtë vendit, mendojmë të realizojmë këtë projekt duke shpërndarë pako në të gjithë territorin e Maqedonisë. Projekt tjetër janë edhe iftaret të cilët do të shtohen në disa qytete të Maqedonisë, përveç familjeve nevojtare, mendojmë që këtu të përfshihen edhe studentët, nxënësit etj. Ndërsa në fund të Ramazanit, përpara Fitër Bajramit, do të shpërndajmë edhe rroba për fëmijët të cilët kanë nevojë që të mos ndahen ata nga shokët e tyre, të kenë çfarë të veshin ditën e Bajramit”,- tha përfaqësuesi i Organizata kulturore humanitare “Merhamet”, Xhihad Huseini.
