Maqedoni

Timonie - Bertonçini: Mbështetje franceze për eurointegrimet

15.05.2018 17:10

Maqedonia e ka vendin në BE, por vendi duhet të prezantohet si vend që ofron zgjidhje e jo si problem, për ta merituar këtë vend...

Kjo është porosia që dhanë sot ambasadori francez, Timonie, dhe përfaqësuesi i Lëvizjes europiane franceze, Bertoncini, gjatë paraqitjes së tyre në Komisionin kuvendor për çështje europiane.
 
Ky i fundit pranon se megjithëse në Francë më nuk ekziston eurofobi, euroskepticizmi sërish është në nivele të larta. Timonie ripërsëriti se vendi gjithnjë do të ketë mbështetjen e Francës në rrugëtimin euroatlantik.
 
“Në Francë shihet negativisht zgjerimi me anëtarë të rinj dhe ju jeni të vetëdijshëm për këtë. Më vjen keq që është kështu, sepse do të doja që ky mendim të ndryshonte. Në fund të fundit, në Francë ka nostalgji të llojit të vet për “Europën e vogël”... Sa i përket zgjerimit, mendoj se duhet të tregohemi më të ashpër dhe europianët janë të gatshëm të mësojnë mësimet e së kaluarës, prandaj sot kushtet e anëtarësimit janë më të vështira dhe në Maqedoni këtë e ndjeni. Mendoj se është në interes të vetë vendeve kandidate, të respektojnë kushtet strikte për të mënjanuar problemet e ardhshme”,- u shpreh përfaqësuesi i Lëvizjes europiane franceze, Bertoncini. 
 
“Maqedonia tashmë është europiane në zemrën e saj, por gjithashtu duhet bashkërisht të përgatisim rrugën që të bëhet edhe faktikisht pjesë e BE-së, pa marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballet. Franca gjithnjë ka qenë me Maqedoninë, që nga pavarësimi i shtetit do të vazhdojë të mbështesë vendin tuaj deri sa të marrë anëtarësimin e dëshiruar në BE”,- theksoi ambasadori i Francës në RM, Timonie.